Prizren: Vetura godet këmbësoren dhe e tërheq zvarrë disa metra, vozitësi ikë nga vendi ngjarjes

Prizren: Vetura godet këmbësoren dhe e tërheq zvarrë disa metra, vozitësi ikë nga vendi ngjarjes

Një këmbësore ka pësuar goditje të hënën, në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren, pasi një veturë e ka goditur atë, ku e njëjta ka pësuar lëndime të rënda.

Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, posa e ka përplasur këmbësoren, duke e tërhequr zvarrë disa metra.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, teksa e lënduara është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, e më pas është transferuar në QKUK, njofton Sinjali.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Rajonit të Prizrenit.

Related Articles