Tashmë është zyrtarizuar largimi i Kylian Mbappes nga Paris Saint Germani në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata.
Mbappe pritet të bëhet lojtar i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.
Mediat kanë raportuar se sulmuesi francez do të prezantohet te klubi mbretëror në fillim të muajit qershor, saktësisht me datën 3.
Por si duket Reali do ta ketë probleme për ta prezantuar Mbappen në fillim të muajit të ardhshëm.
Los Blancos dëshirojnë që francezi të marrë pjesë në Kampionatin Evropian ”EURO 2024” si lojtar i Real Madridit për shkak të rëndësisë mediatike që sjell ky kompeticion.
Për për ta arritur këtë qëllim, Mbappe fillimisht duhet të shkëpus kontratën me PSG-në, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor.
Problem tjetër është se Reali duhet të arrijë marrëveshje me Federatën Franceze në mënyrë që Kylian të largohet nga grumbullimi me kombëtaren, në parapërgatitjet për Kampionatin Evropian.
Franca do të nis grumbullimin me 29 maj, ku do të ketë dy ndeshje miqësore, me 5 maj ndaj Luksenburgut dhe me 9 maj ndaj Kanadas, para fillimit të ”EURO 2024”, ku ndeshjen e parë e zhvillojnë me 14 qershor.
Pra Mbappe, pas grumbullimit me kombëtaren duhet të udhëtoj nga Franca në Spanjë, për të bërë prezantimin në ”Santiago Bernabeu” me 3 qershor dhe të kthehet para ndeshjes me Luksenburgin.