Probleme për Ilir Dajën, yllit të Ballkanit nuk i del viza

Probleme për Ilir Dajën, yllit të Ballkanit nuk i del viza

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta marrë sot rrugën drejt San Marinos për ta vazhduar aventurën në garat evropiane.

Skuadra nga Suhareka i nisi garat në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku befasisht u eliminua nga Zalgirisi i Lituanisë.

Ndërkaq, tashmë, Ballkani ka rënë në Ligën e Konferencës, ku në rundin e dytë eliminator, do të ndeshet me La Floritan e San Marinos.

La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet nesër nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.

Rrëfimi i Theophilus Solomon për aventurën te Ballkani: Skuadra e preferuar, jeta në Suharekë, titulli i kampionit dhe kampionati kosovar.
Për këtë ndeshje, skuadra e Ilir Dajës ka marrë rrugën sot drejt San Marinos.

Përpos Kushtrim Gashit që ka kërkuar largimin, FrontOnline mëson se Ballkanit në këtë ndeshje do t’i mungojë edhe sulmuesi Theophilus Solomon.

Burime të portalit bëjnë me dije se futbollistit nga Nigeria nuk i është dhënë viza për të udhëtuar me skuadrën drejt San Marinos.

Ndryshe, Solomon është pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit të kaluar, derisa në karrierën e tij ka luajtur për shumë skuadra, në mesin e tyre edhe për Partizanin e Tiranës.

Related Articles