Me 92 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar është proceduar për miratim ndryshimet në projektligjin e procedurës penale me të cilin synohet lehtësimi i ndjekjes dhe gjykimit në mungesë i atyre të cilët kanë kryer krime të luftës në territorin e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se krimet e luftës të cilat janë kryer në Kosovë nuk do të mbesin pa ndëshkuar ngase ata do të gjykohen në mungesë.
Thotë se ndryshimet në kodin penal kanë për qëllim largimin e disa kufizimeve të cilat e kanë bërë të vështirë gjykimin në mungesë.
“Ende nuk ka drejtësi për krimet e luftës dhe kriminelët enden të lirshëm dhe Serbia nuk i dorëzon ata. Ende asnjë rast nuk është gjykuar në mungesë pasi që prokuroria po konsideron që për shkak të vështirësive të hasura në praktikë nuk po mund të zbatohet. Me të marr detyrën kisha takim me përfaqësuesit e sistemit prokurorial është kërkuar që të ketë ndryshime. Është vetëm një nen i cili po ndryshohet. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është si në vijim së pari kompetencën për adresimin e krimeve të luftës e kishte Unmik-u pastaj Eulexi me përfundimin e mandatit ekzekutiv lëndët kanë kaluar tek institucionet vendore. Në mënyrë që prokuroria speciale të ketë kohë dhe mundësi që të trajtojë këto raste dhe të mos rrjedh afati andaj është i rëndësishëm që të bëhen ndryshimet që është propozuar në projektligj. Ndërsa ndryshimi tjetër ka të bëjë që një nga kriteret për të gjykuar dikush në mungesë ishte që 5 herë të kërkohet personi në vendin ku supozohet të gjendet. Këtë kriter prokuroria speciale e ka konsideruar vështire të implementim në mënyrë që të hiqen pengesat që vështirësojnë adresimet e krimeve të luftës është propozuar që të largimi i këtij kriteri. Kanë kaluar më shumë se dy degata dhe nuk ka pasur trajtim serioz për krimet e luftës” ka thënë ajo.