Projektligji për çmimet tavan, Kusari-Lila thotë se pret zbatim të menjëhershëm

Projektligji për çmimet tavan, Kusari-Lila thotë se pret zbatim të menjëhershëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi sot se pret fillimin e menjëhershëm të zbatimit të ligjit për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Gazeta Enigma.

“Me 63 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji”, shkroi ajo.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij ligjin, ndërsa deputetët opozitarë nuk i dhanë mbështetje.

Related Articles