Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës kanë bërë të ditur se nesër do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar projektligjin për pagat.
Protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të jenë pjesë marrës punonjës shëndetësor bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të FSSHK-së.
“Qëllimi i kësaj Proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor. Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022”.
“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/