Prokroria Speciale pritet që sot të përfundojë deklaratat përmbyllëse

Prokroria Speciale pritet që sot të përfundojë deklaratat përmbyllëse

Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara pritet që sot të thotë fjalën e fundit nga deklaratat përmbyllëse.

Dje, ata përfunduan ditën e parë të deklaratave përmbyllëse, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë thanë se sot prokurorëve do t’iu duhen më pak se dy orë për të shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve dhe në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West të mbajë një fjalë përmbledhëse.

Ishte West në fillim të ditës që njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim apo 180 vjet në total.

Related Articles