Gjykimi kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, po vazhdon edhe sot, raporton Gazeta Enigma.
Prokurori ka kërkuar që ajo të vazhdojë e mbyllur pasi sipas prokurorit janë deklaratat e ndjeshme nga dëshmitari Veljo Iliq.
Të akuzuarit që janë duke u gjykuar janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.