Prokuroria Themelore në Pejë e ka konfirmuar vdekjen e dy personave në Pejë nga të shtënat me armë zjarri.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçki, ka deklaruar se është i lënduar edhe një person tjetër dhe se prokurori është në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
“Kanë vdekur dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dyshohet se është lënduar edhe një person. Prokurori bashkë me policinë është në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”,ka thënë Nikçi.
Për Gazeten Enigma e kanë konfirmuar nga PDK-ja se kandidati i tyre për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, është njëri ndër të vrarët.
Ndërsa, sipas burimeve tjetri është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.