Prokuroria e Policia në konferencë të përbashkët për rastin e sekuestrimit të 400 kg kokainë

Prokuroria e Policia në konferencë të përbashkët për rastin e sekuestrimit të 400 kg kokainë

Prokurori I Shtetit dhe Policia e Kosovës do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me aksionin e sotëm në Lipjan ku u konfiskuan 400 kikogram kokainë, raporton Gazeta “Enigma”.



Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Konferenca do të mbahet nga ora 19:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Related Articles