Bekteshi thotë se “Plisat” kanë pritur gjatë dhe beson që do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ri

Bekteshi thotë se “Plisat” kanë pritur gjatë dhe beson që do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ri

Qendër-mbrojtësi i FC Prishtinës, Leotrim Bekteshi shprehet shumë i lumtur që ka fituar titullin kampion. FC Prishtina ka fituar titullin një ndeshje para fundit, pas fitores së djeshme ndaj Gjilanit.

Futbollisti i kësaj skuadre kampione, Leotrim Bekteshi thotë që ky ka qenë sezoni më i mirë i tij prej se është pjesë e klubit bardhë e kaltër.

“Po, ky sezon ka qenë më i miri i imi tek Prishitna. Jam këtu qe tre sezone dhe mund të them se ky ka qenë viti më i mirë, me faktin që u shpallëm kampion. Kemi merita të gjithë lojtarët, trajnerët, gjithë kemi merita për këtë sukses që e kemi arritur. Ndihem shumë i lumtur për titull”, tha fillimisht Bekteshi për “GazetaBlic Sport”. Poashtu, 29 vjeçari tha se ky titull kampioni është moment i veçantë në karrierë.

“Ky titull kampion është një nga momentet më të veçanta në karrierën time dhe nuk do ta harrojë asnjëherë”, vazhdoi Bekteshi, i cili në fund falënderoi tifozët e Prishtinës duke u shprehur i bindur se do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ardhshëm.

“Per “Plisat” është një falënderim i madh që na kanë përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe sa jam tek Prishtina, kanë pritur gjatë, 8 vite – po shpresoj dhe besoj që me ekipin që kemi, me stafin e trajnerëve, do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen. Faleminderit Plisat”, përfundoi ai.

Related Articles