Prokuroria e qet një video të dëshmorit Ismet Jashari, avokati i Thaçit ia rrëzon pretendimin qesharak

Prokuroria e qet një video të dëshmorit Ismet Jashari, avokati i Thaçit ia rrëzon pretendimin qesharak
Disa pretendime qesharake të Prokurorit të Specializuar të Hagës u hodhën poshtë sot në Gjykatën Speciae në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

Prokuroria paraqiti një video të një grupi ushtarësh të UÇK-së, e në të cilën shiheshin Fatmir Limaj, Musë Jashari e Ismet Jashari(komandant Kumanova).

Organi i akuzës e pyeti dëshmitarin në fjalë, se a dukej ashtu betimi që ai e kishte dhënë, mirëpo që kjo u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e Thaçit, e cila tha se nuk mund të përdoret si provë materiale e betimit, një video që s’ka betim në të.

Biseda nga seanca:

Prokurori: Fjalët që u thanë në fillim “përshendetje, kompania është gati për të ngritur flamurin kombëtar, raporton komandant Kumanova”. Kjo nuk është ceremonia juaj e provimit, kështu?

Prokurori: Kjo ceremonia e betimit, a mund të krahasohet me ceremonin e betimit që folëm në seancë private? Ato hapat që hapat që pamë në video, a janë të njëjtë?

Prokurori: Ne mendojmë që u bë një betim.

Gjykatesi: Po aty s’u bë ndonjë betim.

Prokurori: Kush janë personat që shihen në këtë video?

Deshmitari: Musë Jashari, Fatmir Limaj, Kumanova, Ismet Jashari.

Keohe: Doni që të pranoni si provë për betim, një video ku s’ka betim? Ju po i tregoni si duket ceremonitë e betimit ishin të suksesshme?

Gjykatesi: Pranohet. 

Related Articles