Prokuroria i kërkon Policisë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit të LVV-së

Prokuroria i kërkon Policisë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit të LVV-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë të premten ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, pas disa deklarata të papranueshme ndaj mediave, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u konfirmua nga Zyra për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj të cilën e keni parashtruar ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujotojmë se pyetjeve të gazetares së portalit “Nacionale”, Sami Kurteshi kishte refuzuar t’u përgjigjej, duke i thënë asaj: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë“. Të njëjtën gjuhë Kurteshi e kishte përdor edhe ndaj AGK-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles