21 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Romës për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.
Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi, 35 vjeç me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të orgjinës së tij fisnike.
“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Costacurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”.
“Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, “ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist”.