Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy persona tjerë të lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat dhe se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.
Ulaj ka theksuar se prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin ne fjale ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda ka dalë ne vendin e ngjarjes me njesite e tjera relevante. Nga ekipi mjekesor eshte konstatuar se nje person ka nderruar jete ndersa dy persona te tjere te lenduar jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Pokurori i Shtetit ka urdheruar qe trupi i pajete te dergohet ne IML, per obduskion, derisa ne koordinim me policine jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar rrethanat e ketij rasti”, ka bërë të ditur Ulaj.
Ndryshe, të shtunën një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Portalin Dukagjini ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një hotel lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë janë lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.