Prokuroria konfirmon për Gazeta Enigma ikjen e Radojiçiq nga policia i cili është i përfshirë në rastin “Brezovica”

Prokuroria konfirmon për Gazeta Enigma ikjen e Radojiçiq nga policia i cili është i përfshirë në rastin “Brezovica”

Millan Radojiçiq ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, pasi ishte në listën e të kërkuarve par pak ditësh për rastin “Brezovica”.

Radojçiq ishte duke hyrë në Kosovë nga Serbia kur u ndalua nga policia kufitare, në momentin kur polici kufitar i kishte kontrolluar dokumentet dhe kishe rezultuar se është person në kërkim ai ka vozitur makinën e tij mbrapa për t’u arratisur në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma Prokuroi i Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku.

“Po ka lidhje drejtpërdrejt me rastin Brezovica”, ka thënë prokurori Rasim Maloku për Gazetën Enigma.

“Po në polici ku i ka dorëzuar dokumentet edhe në atë moment kur kanë tentuar ta arrestojnë i ka ikë policisë”, tha Maloku.

Ai shtoi se veprimet tjera për këtë rast do të merren ditën e premte.

“E kam autorizuar inspektoratin me i marrë pamjet kamerave me këqyrë a kanë funksionuar, për veprimet e tjera e shikojmë të premten”, ka thënë Maloku.

Por, avokati i Radoiçiç-it, Zhivojin Jokanoviç, ka theksuar se s’ka informacion nëse është arrestuar klienti i tij.

“Jo nuk di kurrgjë, para 20 dite kam fol me to”, tha shkurt Jokanoviç për AP.

Me gjashtë janar, policia e Kosovës ka vazhduar operacionin “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Në kuadër të këtij aksioni është bastisur edhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.

Maloku gjatë një konference për media pati thënë se rreth 6 milionë euro janë ngrirë dhe janë konfiskuar edhe prova materiale, vetura e armë.

“Janë konfiskuar disa prova matertiale, vetura, armë. E rëndësishme është se gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetor deri më tani, nga të dhënat financiare që kemi siguruar, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro”, kishte thënë Maloku.

Pse ishte tërhequr urdhërarresti për arrestimin e Radojeçiç?

Në muajin mars të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës i kishte bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radoiçiçit, i cili dyshohej për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe Themelorja ia ka aprovuar.

Në aktvendim të Gjykatës, thuhej se “pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj të dyshuarit, konstatohet se kërkesa është e arsyetuar mirë”.

“Nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre”, thuhet në aktvendimin e Gjykatë Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq më 23 nëntor të vitit të 2018, Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të kërkimit në veri të vendit me qëllim të arrestimit të Milan Radoiçiç i cili nuk u gjet në vendqëndrimin e tij ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona.

Related Articles