Prokuroria lëshon njoftim lidhur me vrasjen në Bon Vivant, ka një thirrje për ata që pësuan lëndime

Prokuroria lëshon njoftim lidhur me vrasjen në Bon Vivant, ka një thirrje për ata që pësuan lëndime

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dalë me një njoftim lidhur me rastin e vrasjes në kafeterinë Bon Vivant, që ndodhi më 4 gusht të këtij viti.

Në njoftim bëhet thirrje për ata që e pësuan gjatë përleshjes mes dy grupeve, që të paraqiten në Polici apo në Prokurori, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotni.

Afati i caktuar nga Prokuroria është 15 ditë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.

Related Articles