Prokuroria: Ndalohen dy të dyshuar për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Prokuroria: Ndalohen dy të dyshuar për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy persona, të dyshuar për rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se njëri nga dyshuarit është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i kompanisë punuese për vendpunishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B.

“Po ashtu, ju njoftojmë se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante”, thuhet nga prokuroria.

Si pasojë e rënies së çatisë është lënduar rëndë një 23-vjeçare e cila është ende në gjendje kritike. Sipas prokurorisë, në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. 

Related Articles