Prokuroria e Prishtinës në një konferencë për media lidhur me rastin e 11-vjeçares, tha se prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me urgjencë dhe në përputhshmëri me ligjin.
“Me 21 qershor e mitura ka dalë nga shtëpia rreth orës 8, për cilin rast nëna e saj e ka raportuar si person i zhdukur, dhe prokurori i departamentit për të mitur me t’u njoftuar për këtë rast e ka autorizuar policinë për të gjitha veprimet hetimore” – tha zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ajo shtoi se një ditë më vonë, në stacionin policor, e mitura është intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe po ashtu është dërguar ne strehimore.
“Është njoftuar drejtoria për trafikimin e qenieve njerëzorë dhe është fillu me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, pasi kemi pas dyshime që e njëjta është shfrytëzuar seksualisht” – tha tutje ajo.
Ulaj tha se pas intervistimit të dëmtuarës e njëjta është dërguar në strehimore.
“Me 23 qershor, prokuroria ka paraqitur urdhëresë për ekzaminimin e ADN për trupin e viktimës, kërkesë kjo e natyrës urgjente” – tha Ulaj tutje.
Ulaj tha se të gjitha veprimet janë marrë me urgjencë, si kërkesa për ekzaminim e telefonit, kërkesa për sekuestrim të telefonit dhe kërkesa për tërheqjen e telefonit.
“Është njoftuar drejtoria për trafikimin e qenieve njerëzorë dhe është fillua me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, pasi kemi pas dyshime qe e njëjta është shfrytëzuar seksualisht” tha tutje.
Ulaj tha se pas intervistimit të dëmtuarës e njëjta është dërguar në strehimore.
“Me 23 qershor, prokuroria ka paraqitu r urdhëresë për ekzaminimin e ADN për trupin e viktimës, kërkesë kjo e natyrës urgjente” shtoi tutje
Ulaj tha se të gjitha veprimet janë marrë me urgjencë, si kërkesa për ekzaminim e telefonit, kërkesa për sekuestrim të telefonit dhe kërkesa për tërheqjen e telefonit.
Hetuesit kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim të telefonit, dhe me kërke3së të prokurorit është kërkuar ekzaminimi i telefonit
“Me 7 korrik prokurori e ka dëgjuar të dëmtuarën në prezent ë zyrtares se QPS-së dhe psikologes” shtoi tutje.