Prokuroria në Pejë ngreh aktakuzë për dhjetëra zyrtarë komunal

Prokuroria në Pejë ngreh aktakuzë për dhjetëra zyrtarë komunal

Prokuroria në Pejë ka njoftuar se ka ftuar mediat për ditën e nesërme për të përcjell një konferencë të jashtëzakonshme, ku dhjetëra zyrtar komunal dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsion.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit.
Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Related Articles