Prokuroria në Prishtinë mohon se është hapur përsëri grupi “Albkings”

Prokuroria në Prishtinë mohon se është hapur përsëri grupi “Albkings”

Grupi famëkeq “Albings” nuk është rihapur, kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Prokuroria ka thënë se nuk janë të vërteta lajmet të cilat po qarkullojnë sot se është hapur përsëri grupi “Albkings”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, iu sigurojmë se në çdo kohë jemi në monitorim të kësaj çështjeje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do t’i ndërmerre masat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të enjten Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e njohur në opinion si “Albkings”.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve janë administratorë të këtij grupi.

Në mesin e të arrestuarve është edhe F.P i cili është edhe administratori kryesor dhe krijuesi i këtij grupi. / Gazeta Enigma.

Related Articles