Prokuroria ngrit 32 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 32 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 40  personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta “Enigma”.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 19 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë një kërkesë sekuestrimin e një automjeti ‘’VW Golf’’ dhe çelësi i automjetit për shkak të dyshimit se është përfituar përmes veprës penale.

Related Articles