Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit, Bislimi flet për dialogun e vizat

Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit, Bislimi flet për dialogun e vizat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, duke bërë kështu që edhe mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit



Kurse, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportua në Komisionin për Integrim Evropian, ku para deputetëve tha se e kanë analizuar në detaje Raportin e BE-së për vendin.

Sipas tij, Qeveria e ka marrë me seriozitet procesin e integrimit evropian, duke shtuar se kanë quar përpara numër të madh të proceseve që kanë ngecur me vjet.

Bislimi tha se janë duke punuar edhe në hartimin e shumë ligjeve, ku bëri të ditur se shpejt do të jetë gati edhe Ligji për subjektet politike.

“Ne kemi analizuar me kujdes raportin që ka 43 faqe dhe kemi analizuar te gjitha të gjeturat. Një problematikë që kemi vërejtura ka të bëjë që metodologjia i përgjigjet vetëm rrethanave në teren. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe i referohet periudhës para marsit. Qeveria Kurti 2 procesin e integrimit e ka marrë me prioritet të madh. Menjëherë kemi aktivizuar mekanizmat tanë”.

“Ne kemi miratuar Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Në 6 mujori e qeverisjes jemi përpjekur të japim energji të re dhe t’i shtyjmë përpara disa çështje. Për herë të parë kjo Qeveri e ka kthyer terminalin Trepça. Një problem tjetër ka të bëjë me transferin e inspektorëve komunal. Problem tjetër ka të bëjë me homologimin e veturave është hequr nga Qeveria Kurti. Pastaj në fushën e sundimit të ligjit ka pasur progres të kufizuar”.

“Ne kemi arritur të shtyjmë një proces që ka ngecur me vite. Tek reforma jemi duke punuar me strategji. Si pjesë e reformës jemi duke punuar në hartimin e Ligjit për subjektet politike. Jemi të vetëdijshëm se ka hapësirë për avancim të kornizës ligjore”. /Gazeta Enigma.

Related Articles