Prokuroria njujorkeze nis hetime kriminale ndaj organizatës së Trumpit

Prokuroria njujorkeze nis hetime kriminale ndaj organizatës së Trumpit

Donald Trumpi po përballet përsëri me rrezik, pasi që Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut ka nisur hetimet kriminale rreth aktiviteteve afariste dhe të anëtarëve të familjes së ish-presidentit republikan.

Kryeprokurorja e përgjithshme, Letitia James, ka nisur një hetim kundër Organizatës Trump. Zyra e saj ka bërë të ditur se një hetim paralel po zhvillohet edhe nga prokurorja e distriktit të Manhatanit, Cyrus Vance.

Veprimi i fundit mund të ketë kosto të lartë për ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, që tashmë po përballet me tri hetime të ndara. Zyra e Jamesit ka informuar Organizatën Trump se rasti më nuk konsiderohet krejtësisht civil.

Trumpi akuzohet se ka manipuluar rrejshëm vlerën e pronave të Organizatës Trump me qëllim që të sigurojë hua bankare dhe ulje të theksueshme të taksave. Organizata Trump ende nuk e ka komentuar lajmin.

Por, i kishte hedhur poshtë hetimet më herët, duke i vlerësuar si të motivuara politikisht. Organizata e Trumpit i akuzon dy prokuroret e rasteve se janë demokrate dhe se janë shndërruar në vegla të demokratëve.

Vance ka thënë se po hetohen edhe marrëveshjet afariste të organizatës së Trumpit para se ai të merrte mandatin presidencial.

Related Articles