Të shtunën hapet “Alianz Arena” për tifozë, ky do të jetë numri i lejuar i tifozëve

Të shtunën hapet “Alianz Arena” për tifozë, ky do të jetë numri i lejuar i tifozëve

Rreth 250 spektatorë do të jenë të pranishëm në “Allianz Arena” në ndeshjen e fundit të Bayerni për këtë edicion.

Numri i madh i momenteve të paharrueshme thjesht nuk meritonte një atmosferë fantazmë. Mbi të gjitha, Bayern Munich jo vetëm që do t’i jep lamtumirën e fundit të shtunën trajnerit të suksesshëm Hansi Flick dhe lojtarëve David Alaba dhe Jerome Boateng.

Trofeu i kampionatit jepet gjithashtu dhe Robert Lewandowski mund të thyejë rekordin historik të Gerd Müller. Koha është e duhura që për herë të parë të lejohen përsëri spektatorë në “Allianz Arena” pas situatës pandemike. Sipas informacioneve të deritanishme, biletat në Mynich duhet të shkojnë te të afërmit, ndihmësit ose legjendat e klubit.

Related Articles