Prokuroria për Krimin e Organizuar pritet të marr në pyetje Vuçiq për vrasjen e të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Prokuroria për Krimin e Organizuar pritet të marr në pyetje Vuçiq për vrasjen e të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Beograd, njofton se ka pranuar një kërkesë për të marr në pyetje presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dëshmitar në rastin e masakrës në kafiterinë “Panda” në Pejës, të ndodhur në vitin 1998.

Kërkesa ishte dorëzuar në emër të prindërve të të vrarëve nga avokati Ivan Niniq, por për vendimin fillimisht do të njoftohet avokati i të dëmtuarve.

Avokati Niniq ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Prokurorisë dhe se shpreson në emër të familjeve të të rinjve të vrarë nga Peja se do të jetë pozitive, sepse sipas tij “çdo zgjidhje tjetër do të ishte shqetësuese”.

Sipas fjalëve të tij, familjet kanë paraqitur kërkesa për dëgjimin e Vuçiqit si dëshmitar vetë disa herë më parë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kjo prokurori.

Në kërkesën drejtuar Prokurorisë, avokati Niniq ka deklaruar se prindërit e të vrarëve kërkojnë që Vuçiqi të merret në pyetje në lidhje me deklaratat për masakrën në “Panda”, të cilat i ka bërë disa herë në media.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, ai duke pretenduar se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe se “pothuajse e di” se çfarë ka ndodhur atë natë fatale në atë kafene. Këto deklarata janë cekur në këtë kërkesë.

Niniq beson se sipas kritereve të njëjta, të cilat janë zbatuar me rastin e marrjes së vendimit për pranimin e akteve dëshmuese të dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të tjerë të propozuar, të cilët janë paraqitur në hapësirën publike lidhur me ngjarjen, do të duhej të merret në pyetje presidenti serb, sidomos për shkak të peshës së deklaratës së tij të dhjetorit 2013, kur ishte shef Byrosë Koordinuese të Shërbimeve të Sigurisë.

Deri më tani, prindërit e të rinjve të vrarë deri më tani kishin tentuar mbi dhjetë herë që Vuçiq t’i merret në pyetje.

25 vite më parë, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj mysafirëve të kafiterinë “Panda”, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme nga Peja.

Në këtë masakër u vranë Ivan Obradoviq 15-vjeç, Zoran Stanojeviq 18-vjeç, Vukota Gvozdenoviq 16-vjeç, Svetisllav Ristiq 18-vjeç, Ivan Radeviq 24-vjeç dhe Dragan Trifoviq 18-vjeç. Ndërsa, të plagosur rëndë mbetën Vladimir Lonçareviq 18-vjeç dhe Mirsad Shaboviq 34-vjeç, kurse Nikolla Rajoviq 18-vjeç ishte plagosur lehtë.

Disa ditë pas krimit, Sigurimi serb i Shtetit arrestoi dhe si të dyshuar një grup të shqiptarëve, por ata u liruan nga paraburgimi për mungesë provash.

Nënkryetari i Qeverisë Federale të ish-RFJ-së, i ngarkuar për Kosovën, Nikolla Shainoviq atëherë kishte njoftuar se rasti “Panda” është zgjidhur, njofton Telegrafi.

Hetimi për masakrën në kafenenë “Panda” ka nisur vetëm në nëntor të vitit 2015 në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd.

Deri më tani janë dëgjuar rreth 40 dëshmitarë, por nuk është ngritur asnjë akuzë.

Related Articles