Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin e autopsisë së 18 vjeçares Marigona Osmanit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Megjithatë, prokuroria ka thënë se për shkak të procesit të hetimeve nuk mund të japin detaje për publikun.
Familjarët e viktimës më herët janë deklaruar se kanë gjetur shenja të rënda dhune në trupin e saj.
Xhaxhai i viktimës, Remzi Osmani, tha se kufoma kishte shenja në fytyrë, dukej e rrahur e dhunuar dhe me shenja edhe në gjunjë./Gazeta Enigma/.