Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë luftës në Kosovë duke potencuar se është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se në përputhje me kompetencat ligjore kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përman elemente të përgjegjësisë penale”.
