Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve për korrupsion

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj shtatë të pandehurve, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale; Falsifikim i Dokumenteve, Mashtrim, Keqpërdorim, Shmangie nga Tatimi dhe Dokumente të rrejshme, njofton Gazeta Enigma.

Të dyshuarit me iniciale T.M., A.O., dhe D.C., janë akuzuar për veprën penale Falsifikim i Dokumenteve.

“Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Mashtrim dhe Keqpërdorim dhe mashtrim  në prokurim publik dhe veprën penale në bashkëkryerje kanë  kryer veprën penale Shmangie nga Tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë. 

“Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Dokumente të rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrafi 2 dhe 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”. /Gazeta Enigma

Related Articles