Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ministrave të Kurtit, dyshohen për afera korruptive

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ministrave të Kurtit, dyshohen për afera korruptive

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se ministrat e Qeverisë Kurti kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit të shtetit.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se kanë nisur hetimet lidhur me pretendimet për afera korruptive në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Dje Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një dokument, duke thënë se dy ministrat e Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla dhe Fitim Damka – janë të pëfshirë në një aferë korruptive.

Sipas PDK-së, është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Përveç Gërvallës e Damkës, dje në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu.

Related Articles