Prokuroria thotë që ka vërtetuar se Mustafa është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës

Prokuroria thotë që ka vërtetuar se Mustafa është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës

Prokuroria ka thënë që ka vërtetuar se Salih Mustafa është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës.

Në fillim në kundërpërgjigjen e tij ndaj mbrojtjes, prokurori Cezary Michalczuk, tha se interesi i dëshmitarëve të mbrojtjes ishte në kontrast me ata të prokurorisë, ku këta të fundit kërkonin drejtësi pas 23 vitesh.

Sipas prokurorit, secila nga viktimat në mënyrë shumë të besueshme tregoi historitë e ndalimit të tyre në këtë kompleks, ku historitë e tyre mbështeteshin nga njëra-tjetra dhe nga provat e pavarura të viktimave, do të ishte pamundur të kishte një përputhje të tillë nëse do të ishin sajuar apo krijuar nga vetë nga dëshmitarët.

Ai tha se nga pala tjetër ka miq të të akuzuarve, si Selatin Krasniqi që u lagua nga stalla pasi u torturuan viktimat, i cili tha se nuk e kishte parë Muharrem Ajetin atje, kurse vet Ajeti tha se kishte qenë atje.

“Është në dorën tuaj të merrni vendim se kë të besoni. Përpara se të vazhdoj, sot në mëngjes mbrojtja bëri akuza ndaj ZPS duke pretenduar pa bazë se ZPS për herë të parë e ka ndryshuar qëndrimin e vet gjatë ecurisë së kësaj çështje lidhur me të burgosurit dhe vendin ku janë mbajtur në kompleksin e ndalimit në Zllash dhe kështu e ka mashtruar jo vetëm mbrojtjen, por edhe trupin gjykues dhe gjykatësin e procedurës paraprake. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Dëshmitarët e ZPS dëshmuan në mënyrë konsekuente lidhur me vendin e ndalimit, si në deklaratat paragjyqësore dhe në gjykatë”, tha ai.

Tutje, tha se gjatë gjithë kohës mbrojtja ka pasur qasje prej muajsh në këto deklarata të ZPS-së dhe se qëndrimi i prokurorisë për këtë çështje është bërë i qartë edhe më shumë në parashtrimet e tyre, pikë së pari në dosjen paragjyqësore që kanë bërë të qartë se janë mbajtur në një vend të quajtur kompleksi në Zllash dhe asnjëherë nuk kanë bërë në dukje një vend ku janë mbajtur.

Sipas tij, dosja gjyqësore e bën të qartë ku janë mbajtur këta njerëz. Ai tha se ZPS nuk ka ndryshuar qëndrimin e vet kur vije puna te ndërtesat, ku janë mbajtur viktimat.

Ai tha se alibia që ka paraqitur mbrojtja nuk është për t’u besuar.

Kurse, prokurorja Silvia D’Ascoli, ka parashtruar kundërargumentet e prokurorisë lidhur me deklaratën mbyllëse të prokurorisë, ku shtoi se qëndron argumenti i prokurorisë konflikti ishte i armatosur dhe jondërkombëtar dhe se vepra penale e ndalimit arbitrar qëndron dhe ka bazë ligjore.

Ajo tha se prokuroria ka vërtetuar se është fajtor për të gjitha krimet sipas aktakuzës dhe se këtë e ka vërtetuar prokuroria.

Related Articles