Pronat e terroristit serb Milan Radoiçiq i janë dhënë zyrtarisht për shfrytëzim Policisë së Kosovës, pas ndryshim-plotësimit të një udhëzimi administrativ, të miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.
Radoiçiqi kërkohet nga autoritetet e Kosovës për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, nga ku vdiq një zyrtar i Policisë së Kosovës.
I njëjti tashmë qëndron i lirë në Serbi.
Në prill, autoritetet e Kosovës sekuestruan vilën lukzose të Radoiçiqit në komunën e Zubin Potokut që ka vlerën e miliona eurove, bashkë me dy prona tjera të paluajtshme – një restorant dhe një banesë. /Gazeta Enigma