“Protesta e paralajmëruar e PSD-së anuloi vizitën e Trendafilovës”

“Protesta e paralajmëruar e PSD-së anuloi vizitën e Trendafilovës”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta e paralajmëruar nga subjekti i tij kundër presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj të paralajmëruar në Kosovë, të cilën pritej ta zhvillonte të hënën e 4 korrikut.

“Protesta kishte një efekt që ata nuk po duan assesi ta shohin”, thotë Molliqaj.

Tutje ai kritikon Trendafilovën për një deklaratë tjetër të saj, ku citonte disa sondazhe.

“A e keni parë, kishte deklaruar se në bazë të matjeve të opinionit publik, Gjykata Speciale, ka thënë qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me punën e Speciales. Nuk kam parë, as nuk kam dëgjuar, që një gjykatë është duke bërë matje të opinionit publik”, shton ai.

Gjykatësja bullgare takimet e saj, të cilat i kishte planifikuar t’i zhvillonte kokë më kokë, do t’i kryejë në mënyrë virtuale, përmes platformës ZOOM. 

Related Articles