“Është jetike që Kosova të futet në NATO, qeveria nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatisë vendime të tilla”

“Është jetike që Kosova të futet në NATO, qeveria nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatisë vendime të tilla”

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se për Kosovën është jetike që menjëherë të futet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Është NATO ajo që sot po mbron shtete dhe jo ndonjë organizatë tjetër! Në Samitin e sotëm nuk kishte një vendim të tillë, por është jetik për Samitin e radhës të NATO-s që kjo të ndodhë!”, ka thënë Hoxhaj.

“Fatkeqësisht, ne, nga ana tjetër, kemi një qeveri, e cila nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatitet për vendime të tilla! Agresioni rus mbi Ukrainën dhe rizgjimi gjeopolitik i Perëndimit do të kishin kuptim vetëm duke u mbështetur anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, duke i ofruar Ballkanit paqen e përhershme, ka shkruar Hoxhaj.

Related Articles