Protestohet sot në Prishtinë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Protestohet sot në Prishtinë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Sot do të mbahet një protestë në Prishtinë, para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë. 

Protesta do të organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Nisja e transportit të organizuar do të bëhet nga lokali “Peja City”, nga ora 09:30 ku qytetarët do të udhëtojnë me autobusë drejt kryeqytetit.

Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, ndërsa pjesëmarrësit janë ftuar që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me synim mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.

Related Articles