Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetit, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.
Sipas, burimeve të Enigmës brenda Prokurorisë Themelore në Pejës, dyshohet se arsyeja e vetëvrasjes së 20-vjeçares të jetë shoferi i vrarë, Gani Gjokaj.
Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë u gjet e varur në litar mëngjesin e 14 qershorit 2020.
Prokurori Haxhi Sinanaj në atë kohë kishte konfirmuar se 20 vjeçarja, nga fshati Gllogjan i Deçanit i dha fund jetës duke u varur në litar.
Kurse, mjekësia ligjore kishte konfirmuar zyrtarisht se 20 vjeçarja është vetëvarur, por ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë.
Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunën, Prokuroria e Shtetit ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media me ç’rast ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Sulmi ndaj autobusit të linjës Gjakovë-Deçan, më sakt në fashtin Gllogjan ka ndodhur me 26 nëntor të këtij viti./Gazeta Enigma/