Paris Saint-Germain dhe Liverpooli do të përballen në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Parku i Princave”.
PSG është duke kaluar nëpër një formë fantastike nën trajnerin Luis Enrique dhe sonte cilësohen si favoritë.
Në anën tjetër, edhe Liverpooli i Arne Slot është një forcë dominuese në futboll në këtë edicion, duke e mbyllur fazën e ligës si lider dhe janë po ashtu lider në Ligën Premier.
Formacionet zyrtare:
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Barcola.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai; Salah, Luis Díaz, Diogo Jota.