PSG fiton ndaj Sociedadit, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

PSG fiton ndaj Sociedadit, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

PSG ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Francës shënoi fitore 2-1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Kylian Mbappe shënoi të dy golat për PSG-në, në minutat 15′ dhe 56′.

Golin e nderit për Sociedadin e shënoi Mikel Meribo në minutën e 89-të.

Related Articles