Tek Bayern Munich s’ka befasi, triumfojnë ndaj Lazios dhe kualifikohet tutje

Tek Bayern Munich s’ka befasi,  triumfojnë ndaj Lazios dhe kualifikohet tutje

Bayern Munichu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Lazion me rezultat të përgjithshëm 3-1, nga dy takimet në kuadër të 1/8 së finales.

Serinë e golave e nisi Harry Kane në minutën 39’, pasi u shërbye mirë nga Raphael Guerrero.

Kur mendohej se pjesa e parë po kryhej me këtë rezultat në skenë doli Thomas Muller, i cili u asistua nga De Ligt.

Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe njëherë në minutën e 66’, për ta vulosur fitoren dhe kalimin në fazën tjetër.

Related Articles