PSG-ja mposht me lehtësi Inter Miamin dhe siguron çerekfinalen në Botërorin e Klubeve

PSG-ja mposht me lehtësi Inter Miamin dhe siguron çerekfinalen në Botërorin e Klubeve

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Inter Miamit në raundin e 1/16-të të Kupës së Botës për Klube.

Fitorja për kampionin e Evropës nuk u vu asnjëherë në dyshim pasi dallimi në kualitet mes dy skuadrave ishte tejet i madh.

Golin e epërsisë PSG-ja e gjeti në minutën e gjashtë përmes Joao Neves, i cili realizoi me kokë për 1-0 pas asistimit nga Vitinha.

Ishte pikërisht Neves ai i cili realizoi edhe golin e dytë, kësaj radhe në minutën e 39-të për 2-0 pas asistimit nga Fabian Ruiz.

Në minutën e 43-të Miami ishin të pafat pasi Tomas Aviles realizoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 3-0.

Për epilogun përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Achraf Hakimi i cili në sekondat e fundit të pjesës së parë realizoi për 4-0.

Në çerekfinale PSG-ja do të takohet me fituesin e duelit mes Flamengos dhe Bayern Munich, sfidë kjo që do të luhet me fillim nga ora 22:00.

Related Articles