Paris Saint-Germain e zhvillon sot ndeshjen e radhës kampionale në Ligue 1.
Me fillim nga ora 17:00 në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain takohet me Clermontin, pjesë e të cilit është edhe futbollisti kosovar, Elbasan Rashani.
Në këtë takim do të mungojë Messi, pasi ishte pjesë e Argjentinës në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. Kështu, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të mund të debutojë para fansave parisienë.
Ndërkohë, PSG nuk do të llogarisë as në shërbimet e brazilianit, Neymar.
???? Un groupe de 22 joueurs pour la réception du @ClermontFoot au Parc des Princes ????
???????? #AllezParis pic.twitter.com/Jg1Dlpj7zb— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 11, 2021
Clermont u inkuadrua këtë sezon në elitën e futbollit francez dhe pas katër xhirove ka tetë pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërkohë PSG prin me 12 pikë.