Paris Saint Germain është padyshim skuadra me transferimet më të mira këtë verë në Evropë.
Gjiganti francez ka ofruar emra të mëdhenj si Lionel Messi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi apo Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë parisienët ende duan të bëjnë transferime të mëdha dhe emri i ri në listën e tyre është ai i Paul Pogbas. Francezi e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Angli, ku në ndeshjen e parë bëri hiq më pak se katër asistime.
Mediat angleze dhe ato franceze kanë raportuar se PSG e ka kontaktuar Pogban duke i ofruar 500 mijë funte në javë nëse pranon të transferohet në Parc de Princes. Por drejtuesit e PSG-së nuk duan transferimin e Pogbas këtë verë, por vitin e ardhshëm.
Kontrata e francezit skadon me Manchester United pas 12 muajve dhe PSG duan transferimin e tij si agjent të lirë. Pogba është duke e menduar rikthimin në vendlindje pasi do t’i pëlqente të luante me Lionel Messin.