SC Gjilani kryen vaksinimin para edicionit të ri

SC Gjilani kryen vaksinimin para edicionit të ri

SC Gjilani ka njoftuar se ka kryer vaksinimin e tërësishëm të skuadrës. Në gatishmëri të plotë pret fillimin e edicionit të ri 2021/2022 të Superligës së Kosovës në Futboll, që nis me 21 gusht.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi pasi ka kryer të gjitha fazat e përgatitjeve për të pritur sa më e gasthme edicionin e ri, sot ka mbaruar edhe procesin e vaksinimit. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit Gjilanas.

Kujtojmë që vaksinimi është kushti kryesor i paraparë nga FFK-ja, sipas rekomandimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare dhe vet IKShPK-së.

POSTIMI:

Gati për kampionat ✅

Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra ????

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin!

Gati për kampionat ✅Skuadra tashmë është vaksinuar e tëra ???? Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin! #Bashkëiadalim#VaksinohuPosted by SC Gjilani on Monday, August 16, 2021

Related Articles