Paris Saint Germain ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Real Madridit për Mbappen.
Real Madrid kishte ofruar 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për shërbimet e yllit francez, Kylian Mbappe, përcjell Gazeta Enigma.
“Le Parisien” raporton se edhe kjo ofertë nga skuadra spanjolle është refuzuar nga parisienët.
Tani Real Madrid po shpreson që me një ofertë të tretë të përmirësuar t’a bind gjigantin francez për ta liruar Mbappen.
Breaking | PSG reject Real Madrid’s 2nd offer, worth €170m + €10m in bonuses, for Kylian Mbappé & are hoping for a 3rd, according to Le Parisien. More follows.— Get French Football News (@GFFN) August 27, 2021