PSG vazhdon serinë pozitive, forcon pozitën e liderit në Serie 1

PSG vazhdon serinë pozitive, forcon pozitën e liderit në Serie 1

Paris Saint Germain i është rikthyer fitoreve në kampionat pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, në ndeshjen në të cilën u shpërndanë plotë 8 kartona të verdhë, shklruan Gazeta Enigma.

Parisienët në stadiumin e tyre “Parku i Princave” në Paris e mposhtën Brestin me rezultat të pastër 2:0. Në këtë takim PSG u paraqit pa yjet kryesore, Messi e Neymar, por e cila përfundoi me fitore të sigurtë.

Mbappe kaloi fillimisht Parisin në epërsi në minutën e 32-të duke shënuar me elegancë duke e lënë të stepur portierin kundërshtar. Në pjesën e dytë erdhi edhe një gol. Ishte Kehrer i cili realizoi në minutën e 53-të pas asistimit nga Mendes.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, 11 më shumë se Nice e dyta. Në anën tjetër, Brest gjendet i 13-ti me 25 pikë të grumbulluara.

Related Articles