Disa javë pasi u rrah dhe ra në komë, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

I riu nga Mitrovica, Ermal Delija, ka ndrruar jetë të shtunën, shkruan Gazeta Enigma.



Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në komë.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ai humbi jetën të shtunën, disa javë pas incidentit, raporton Jepi Zë, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles