Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta zbret në 1.39 euro

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta zbret në 1.39 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që paraqet një ulje prej 1 cent krahasuar me ditën e mëparshme.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është vendosur në 0.67 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe gjatë ditës së hënë, sipas rregullimit të përditshëm të tregut të derivateve.

Related Articles