Drita zhvillon përballjen e dytë ndaj Copehagen në kuadër të fazës kualifikuese për në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Takimi i parë mes klubit kosovar dhe atij danez përfundoi 2-0 në të mirë të këtyre të fundit.
Sonte, nga ora 20:00, Drita është nikoqir i Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku pritet të ndodhë befasia.
Kampioni i elitës së futbollit kosovar dhuroi paraqitje spektakolare në Danimarkë, por pësoi nga dy penallti në fund të takimit.
Andaj, Drita shpreson që sonte të përmbys këtë rezultat dhe të shkojë në rrethin e tretë, që do të ishte historike.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Besnik Krasniqi, Broja, Mesa, Ajzeraj, Manaj, Balaj, Dabiqaj, Bejtulai, Blerim Krasniqi, Ovouka.
Copenhagen: Kotarski, Garananga, Pereia, Chatzidiakos, Elyonoussi, Lerafer, Huescas, Cornelius, Meling, Delaney, Achouri.