Malisheva ka nisur për herë të dytë në histori rrugëtimin evropian, duke marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës, ku do të përballet me Vikingur Reykjavik në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:15.
Pavarësisht se mysafirët janë favoritë për shkak të përvojës më të madhe evropiane, Malisheva është e vendosur të luftojë për një fitore para tifozëve të saj. T
rajneri Bekim Isufi ka vendosur të luajë me formacionin 4-3-3, ku Ilir Avdyli do të jetë në portë. Mbrojtja do të përbëhet nga Arber Pira (i djathti), Arlind Veliu (i majti), dhe Dreni Kryeziu dhe Agon Xhaka në qendër.
Në mesfushë do të luajnë Robert Mathieu Ndjigi, Etrnik Brruti dhe Donat Vitija. Treshja ofensive do të përbëhet nga Fatjon Bunjaku, Xhemajl Ibishi dhe Laurent Xhylani.