Publikohen formacionet zyrtare për duelin gjysmëfinal Dukagjini–Ballkani

Publikohen formacionet zyrtare për duelin gjysmëfinal Dukagjini–Ballkani

Dukagjini dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klinasit do të jenë nikoqir të suharekasve me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori”.

Skuadra nga Klina hyn në këtë përballje me epërsi të thellë, pasi në duelin e parë të zhvilluar në Therandë ka fituar me rezultat 3-0 dhe do të synojë ta ruajë, ose edhe ta zgjerojë këtë avantazh para tifozëve të saj.

Në anën tjetër, Ballkani futet në këtë ndeshje me qasjen “gjithçka ose asgjë”, duke synuar të sulmojë që nga minuta e parë për të përmbysur rezultatin.

Të dyja skuadrat kanë vendosur të zbresin në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Isufi, Basri, Pllana, Iseni, Xhemajli, Morina, Mërlaku, Berisha, Bardhoku, Gashi, Maliqi.

Ballkani: Golubovic, Halili, Batarelo, Vokrri, Souza, Giovanni, Diene, Deliu, Kryeziu, Tolaj, Alidemaj.

Related Articles